Vedat Ademi: Këngën ia dedikova gruas, ëndërroj të bëhem baba


Vedat Ademi është nga ata njerëz që dhurojnë komoditet dhe përshtaten me këdo. Gjithmonë i buzëqeshur, dashamirës e plot humor... Kjo nuk është shumë e zakonshme kur flasim për një artist të suksesshëm, nga më të kërkuarit e momentit siç është sot Vedati në Shqipëri.

 Tek ai janë bashkuar talenti, puna, pozitiviteti dhe këto kanë bërë që në të gjitha daljet e tij të jetë i denjë e të përcjellë emocione. Këtu, përpos këngës, i referohemi edhe kërcimit. Në “Dancing With The Stars” Vedat Ademi po shkëlqen dhe nëse do fitonte, do bënte tëlumtur një pjesë të madhe të publikut shqiptar...


Kënga jote e fundit “Një jetë me ty” dhe videoklipi i saj neve na pëlqen. Ty si të duket, i arriti pritshmëritë?
Edhe mua më pëlqen shumë. (qesh) Patjetër që i arriti pritshmëritë e mia dhe jam shumë i kënaqur me punën
që “Pro Video” ka bërë. Në fakt, kënga kishte kohë që ishte gati, po për shkak të angazhimeve të shumta kishte mbetur prapa puna me klipin. Pastaj, ka qenë vazhdimishtkohë e keqe dhe neve na duhej kohë me diell. Kështu shkoi, deri sa më në fund ia arritëm.
Ideja për fabulën e klipit ishte e jotja? Kush vendosi që protagonisti të ishte pikërisht Simone, balerini italian?
Ideja ishte e regjisores Edlira Baholli. Kënga fillimisht ishte demo dhe në bazë të ideve të regjisores, Endrit Mumajesi, një djalë i ri shumë i talentuar realizoi dhe tekstin. Edhe për Simonen dëshirën e shfaqi regjisorja. Unë pastaj i bëra ftesën. Ai pranoi menjëherë dhe bëri shumë mirë, sepse e realizoi vërtet bukur.
Pse nuk u bërë ti vetë protagonisti?
Unë desha vetë, të isha ai që tregonte historinë nëpërmjet këngës. Zgjodha vetë të kisha atë rol në klip.
Teksti i këngës është një dedikim shumë i bukur dashurie. Sa pjesë ka nga ndjenjat e Vedatit në këtë tekst?
Sigurisht që ka shumë, sepse këtë këngë unë ia kam dedikuar bashkëshortes sime.
Po ajo, të ka dedikuar ndonjëherë këngë ty?
Më ka dedikuar një këngë timen, së cilës Dorela i ka shkruar tekstin. Kënga titullohet “Si dikur”, është pjesë e albumit tim të parë dhe flet për historinë tonë e për periudhën kur ne jetonim larg njëri-tjetrit. Muzikën e asaj kënga e ka bërë Endrit Shani, vëllai i Vedat Ademi ‘Këngën ia dedikova gruas, ëndërroj të bëhem baba’ Dorelës.
Sa ndikojnë mendimet dhe kritikat e saj në punën tënde?
Ndikojnë pa diskutim. Unë gjithmonë konsultohem me të për çdo gjë që bëj dhe shpesh na ndodh që në shumë situata kemi mendime të njëjta. Unë konsultohem për punën edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe nëpërmjet mendimeve apo kritikave të tyre përpiqem të testoj atë çfarë kam bërë.
Ne dimë që ti ke shumë adhuruese. Bëhet bashkëshortja xheloze për to?
Jo, nuk bëhet fare xheloze! Përkundrazi, i bëhet qejfi që më komplimentojnë dhe pëlqejnë punën time e Vedatin në kompleks si njeri e si artist.
Sapo përfundove një prodhim muzikor. “Një jetë me ty” do mbetet hit-i yt veror apo duhet të presim këngë të tjera?
Kënga s’ka shumë që është publikuar dhe unë do pres të kalojë pak kohë që të arrijë qëllimin e vet. Ndërkohë, unë po punoj për këngën e radhës, e cila do të jetë krejt ndryshe nga këngët që kam pasur deri tani. Do jetë një këngë tërësisht verore, plot ritëm. Mendohet të dalë në treg gjatë muajit korrik.
Je finalist i “Dancing With The Stars”... E prisje të ishe në finale? Si po e përjeton këtë eksperiencë?
Është një eksperiencë që do më ngelë në kujtesë gjithë jetën. Në fillim, kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e “Dancing” u çudita. Më pas, me kalimin e javëve u ndjeva komod derisa fillova të shkoj edhe 30 minuta më herët në prova. Më vjen mirë që e gjithë puna ime u vlerësua me finalen. Jam i vetëdijshëm që deri këtu arrita me punë, sidomos kur kujtoj fjalët e Ilir Shaqirit, kryetarit të jurisë, i cili një natë më tha se kërceva si balerin profesionist dhe më vlerësoi me 10 pikë.
Mendon se do jesh ti fituesi i apartamentit?
Unë jam pa shtëpi në Tiranë, kështu që mua më duhet më shumë se kujtdo aty. (qesh)
Nëse nuk fiton ti, kush e meriton sipas teje?
Po s’e fitova unë, le ta fitojë kush të dojë. Nuk them emrin e askujt. (qesh) Jam natyrë luftarake, punoj shumë dhe angazhohem me seriozitet.
A të ka penguar “Dancing” në aktivitetet e tua muzikore? Si e ke ndarë kohën?
Ka qenë periudhë goxha e ngarkuar. Megjithatë jam munduar të mos e lë mënjanë muzikën ‘live’. Me mund, sakrificë e lodhje të madhe kam arritur të bëj disa punë njëherësh, si me kërcimin, me koncertet e me xhirimet e videoklipit.
Pushimet ku do i kalosh?
Gjatë verës do jem kryesisht jashtë Shqipërisë. Fillimisht do shkoj në Londër, më pas në Kanada dhe më tutje në Amerikë. Gjatë këtyre
lëvizjeve për punë do mundohem të gjej kohën edhe për të pushuar.
Po baba kur do bëhesh?
Këtë vit, po brenda 5 muajve nuk bëhet bebi. (qesh) I lutemi Zotit që ta nisim një fëmijë e viti që vjen të na gjejë prindër. Jemi të dy gati për këtë hap të rëndësishëm dhe jemi të dy të bindur se është momenti i duhur për të pasur një bebe.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License