Janë të shumtë këngëtarët të cilët pas pjesëmarrjes në edicionin e sivjetshëm të Top Fest janë shprehur të zhgënjyer nga mënyra e organizimit dhe ndarjes së çmimeve. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë me zë të lartë e disa e kanë komentuar mes miqve, por si kurrë më parë, këngëtarët e pakënaqur nuk kanë pasur frikë të deklarojnë me zë të lartë mbi mënyrën e padrejtë të eliminimit të disa këngëve.
Pas Ronela Hajatit, Stine bëhet i dyti këngëtar që deklaron hapur këtë pakënaqësi. Në faqen e tij në ‘facebook’ ai shkruan “Me këtë këngë përshëndesim Top Lekun që nuk pranoi Stinen në finale”.
Në fakt kënga e Stines ka qenë një prej më të klikuarave në ‘youtube’ duke arritur një shifër rekord prej 500 mijë klikimesh. “Megjithatë bordi i Top Fest vendosi që kjo këngë të mos jetë në finale”-thotë Stine, duke lënë të nënkuptohet që çmimet kanë qenë të shitura. Bluetooth