Sheila triunfon ne X Factor Albania 2012

Mysafire speciale ishte Genta Ismajli  kengetarja me e klikuar n e  yotube dhe me numer rekord fansash ne facebook

U përmbyll sonte një ndër garat më të mëdha për talentë muzikor në Shqipëri, X Factor Albania.
Të tre finalistët, Xhesika, Kristo dhe Sheila interpretuan disa këngë në skenë, nën emocionet e mëdha dhe shpresën për fitore.
Xhesika u eliminua në raundin e parë, duke lënë në garë dy finalistët e tjerë, që u ngjitën në skenë bashkë me mentirët e tyre.

E fituese e parë i edicionit historik, u zgjodh Sheila Haxhiraj, e cila fitoi çmimin e madh të X Factor..

Finalja solli në Shqipëri, Berman Brothers, producentë të njohur botëror, me më se 90 çmime muzikore të
fituara. Berman Brothers kanë garantuar një kontratë ekskluzive për fituesen e X Factor Albania.

Ishin gjithsejt 16 konkurrente ne fillim të gares, që ndër jave interpretuan hitet boterore ne versione te reja, duke rrembyer duartrokitjet e publikut ne teater dhe votat e audiences mbare shqiptare.

Juria e edicionit te pare te “X Factor Albania” perbehej: Pandi Laco, Vesa Luma, Juliana Pasha dhe Alban Skenderaj.




Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License