Agron Llakaj lë “Klanin” për “Vizionin”

llakaj agron le klanin

TIRANE-Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet të mbyllë këto ditë kontratën me televizionin “Klan” ku prej thuajse një viti e gjysmë shfaqet në ekran me showquiz-in “Kush do të bëhet milioner”.

Ndonëse roli i tij si prezantues është përqafuar nga të gjithë fansat, Agroni duket se ka vendosur të ndryshojë, ndoshta për të shkuar më pranë zhanrit të tij, humorit.
Ai është në prag të firmosjes së një kontrate me “Vizion Plus”, ndonëse për formatin e ri nuk janë bërë të ditur ende detaje. Lajmi është konfirmuar nga burime konfidenciale pranë “Vizion Plus” dhe lëvizja e tij është tashmë e sigurtë. Shpresojmë që ai të rikthehet sërish në rolin e humoristit, e të na kënaqë me rolet e jashtëzakonshme. Lëvizjet e Agron Llakajt janë gjithmonë shumë të komentuara në media, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e largimit nga “Top Channel”.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License