Rozana Radi ‘sulmohet’ nga fansat

Nuk është e thjeshtë të jesh një personazh publik. Ndonjëherë, Vip-at preferojnë të jenë tepër të panjohur për të shmangur incidentet që u shkakton statusi social. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Rozana Radi, e cila pasi ka publikuar këngën e saj të fundit “Tepër jemi dashtë” një bashkëpunim me Aragona Band, jo vetëm që është mirëpritur nga fansat, por ndonjëherë gati është sulmuar prej tyre. Këtë e tregon edhe vetë këngëtarja, e cila ka marrë ftesa për takime romantike nga fansat saj.Vetë Rozana është përpjekur t’u japë një përgjigje duke përdorur ‘facebook-un’ e saj ku ka shkruar: ..
“njerëz inbox-in e përdor për ndonjë e-mail nga mikeshat, nuk e kam postë takimesh. Nuk kam hapur ‘facebook’ për të bërë takime romantike. E kam hapur për të informuar fansat. Keni artistë të tjerë që e ofrojnë këtë opsion për ju”,-shkruan Rozana duke lënë të nënkuptohet që disa kolege të saj e përdorin ‘facebook’ si pikë takimesh romantike.  Bluetooth
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License