Interpretuesja e këngës ‘RIP’ i kishte vijuar studimet në shkollën ‘Sylvia Jang’ në Londër, ku ajo e kishte studiuar muzikën. Megjithatë, sipas Orës, respektimi i rregullave të kësaj shkolle ka qenë një vështirësi e vazhdueshme.
Për revistën ‘More!’ ajo ka thënë: “Isha problematike. Urreja vënien e rrjetit të flokëve. Silvia vinte në klasën e baletit dhe më zinte pa rrjet. Por, kurrë nuk kam qenë e pasjellshme. Vetëm kam pasur problem me respektimin e rregullave”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/