Tuna nxjerr mbathjet në publik

Do të jesh e famshme? Bëj si Britney Spears, Rita Ora, Rihanna, apo Angela Martini; nxirri mbathjet sheshit dhe menjëherë do të zësh faqet e para të tabloideve. Kësaj radhe, një personazh i famshëm që i shtohet armatës së atyre që zbulojnë të brendshmet është Tuna Sejdiu. Këngëtarja, e cila ka qenë tepër aktive kohët e fundit në show biz, është fotografuar në një night club në Kosovë nën shoqërinë e Blerimi Destanit, aktorit me të cilin vitin e shkuar u përfol se pati një histori të shkurtër dashurie.Tuna, e cila kishte veshur një fustan shumë të shkurtër, mesa duket nuk e ka vënë re se gjatë shkrepjes së fotos i dukeshin të mbathurat, siç tregohet qartë edhe në foton e mëposhtme. Dicitura që shoqëronte këtë foto ishte: Shokët e jetës.  Bluetooth
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License