Fillon zhveshja e vajzave VIP, ja fotot e para në bikini

Dielli ka filluar të nxehë, ndërsa dita-ditës edhe personazhet e njohura të skenës shqiptare kanë filluar të largojnë rrobat duke marrë ngjyrë dhe rreze dielli nëpër plazhe. Këtë radhë ne kemi vendosur të botojmë disa foto, të parat në bikini për këtë sezon, të cilat i kanë realizuar disa prej këngëtareve dhe modeleve shqiptare të cilat janë vërtet seksi. Aurela Hoxha është ndër të parat femra të ekranit që ka pozuar në bikini në plazhet e njohura të Miami beach, ku pushon prej disa ditësh. Ajo në profilin e saj ka ...

vendosur disa foto ku duket trupi i saj mjaft në formë dhe nuk e ka pasur problem të pozojë në bikini pasi linjat i ka vërtet shumë seksi. Persa Beqiri është një tjetër këngëtare e njohur, e cila është bërë e dashur tek publiku shqiptar falë vokalit të mrekullueshëm. Suksesin e ka gjetur edhe në Shqipëri, përkundër faktit që prej vitesh jeton me familjen e saj në Greqi, por herë pas here realizon edhe këngë për çmallje tek publiku shqiptar. Edhe pse në moshë të re, Persa nuk e ka problem të pozojë në bikini dhe të tregojë linjat e trupit duke u bërë kështu ndër personazhet e para që tregojnë fizikun për këtë sezon, foto të realizuara në plazhet greke. Avokatja dhe modelja e cila ka pohuar se nuk pranon të pozojë nudo, gjithsesi nuk i është shmangur manisë së pozimit në bikini. Ajo është bukuroshja e cila ka përfaqësuar vendin në ‘’Miss Queen 2011′’, Arnida Çapi. ‘’Përpiqem të ruaj këtë balancë, zgjedh çfarë është ushqimi im, në përgjithësi aktiviteti fizik i është imponuar natyrës sime që e
pëlqen sportin. Po kështu, gjej kënaqësi në frekuentimin e muajve të fundit të vrapit në natyrë, si dhe pak palestër’’, është shprehur bukuroshja Çapi, e cila gjithashtu gëzon një fizik tejet të bukur. E kur jemi tek femrat seksi, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një tjetër modele të famshme dhe të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që me origjinë është shqiptare, Tika Camaj. Ajo me pamjen dhe fizikun seksi ka bërë për vete shumë njerëz, madje është shfaqur në klipet e disa këngëtarëve të njohur atje. Tika është gjithmonë në lëvizje, prandaj ka dhe linja të bukura trupore. Atë shpesh mund ta shohim në bikini pasi puna ia imponon një gjë të tillë, por asnjëherë nuk e ka problem pozimin me veshje të brendshme.

Ndërkohë në listën e personazheve të parë që kanë pozuar nxehtë në fillimin e kësaj vere, është edhe këngëtarja Jeta Faqolli, e cila ka shijuar përsëri plazhin e vetme me disa mikesha. Jeta ka shfrytëzuar këto ditë para se të fillojë turi i koncerteve për të shijuar disa ditë plazhi pasi ka qenë gjithmonë e ngarkuar me paraqitjet në festivalin ‘’Top Fest’’, ku arriti deri në finale në duetin e realizuar me Kelly-n.

PanoramaPlus





Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License