Genta e BB5 harron Rubensin, një biznesmen 30-vjeçar i ofron jetë të re në Amerikë

Për disa nga protagonistët e reality show-t “Big Brother”, në pesë vite eksperiencë televizive, jeta u ka ndryshuar vërtet pas famës. Kështu dhe vajza nga Babani i Devollit, Genta Gjalpi, menjëherë pas daljes nga loja ka marrë një ofertë shumë të mirë nga një biznesmen 30-vjeçar me origjinë nga Korça, i cili i ka bërë një ftesë për t’u shpërngulur drejt Amerikës. Ai i ka shprehur simpatinë 23-vjeçares, për të udhëtuar fillimisht drejt SHBA-ve së bashku, pasi ai ka nënshtetësi amerikane.

Djali është ekonomist me profesion dhe është takuar me Gentën në një nga club-et e njohura të Korçës, ku dhe janë argëtuar për orë të tëra fundjavën e kaluar. Djali me emrin Adham, që shihni në foto, i është afruar Gentës pasi e ka ndjekur gjatë lojës së saj në “Big Brother”, dhe ka kërkuar me ngulm miqësinë e saj. E pyetur nga gazeta “Panorama”, Genta pohoi se “kjo është nga ofertat që më ka suprizuar më shumë pas daljes sime nga loja dhe që vjen nga një fans. Djali fillimisht do më dërgojë garancinë nga Amerika, për një udhëtim së shpejti atje, pastaj le të shohim”, tha ajo. Genta shtoi se: “Nuk e fsheh që jeta ime ka ndryshuar tashmë. Po shoh që kam bërë për vete shumë fansa të cilët më telefojnë pa fund. Të
shumtë janë shqiptarët jashë vendit, të cilët më ofrojnë pushime në Itali, Greqi, Maqedoni etj”.
“Rubensin do e hidhja në gjyq për fotot, por s’kam më kohë të humb me të”
“Tashmë do të shoh për të krijuar një lidhje tjetër, pasi historia ime me Rubensin është një histori e shkuar, që ka marrë fund”, thotë Genta. Edhe pse në Korçë ka mundësi të përballlet më shumë me të, duket se as njëri as tjetri nuk kanë interes për ta vazhduar lidhjen, që ishte ndërprerë para hyrjes së saj në BB5. Por pas publikimit të disa fotove të saj intime, dyshimi i Gentës për nxjerrjen e tyre ra mbi Rubensin. Dhe pasi ajo u njoh me këtë fakt brenda në “BB”, pohoi se sapo të dilte do hidhte në gjyq Rubensin për këtë veprim të tij, që sipas saj e kishte bërë për hakmarrje. Në lidhje me këtë vendim, Genta pohoi se “Tani kam ndryshuar mendim, pasi them që nëse hap një çështje gjyqësore kundër Rubensit thjesht do të humb më shumë kohë për të, gjë që nuk ia vlen. Tani e tutje jeta ime do i takojë një tjetër personi”, thotë Genta. Pas shumë vitesh lidhjeje që degjeneroi në konflikt duket se historia e tyre ka marrë fund përfundimisht.
Genta: Transformimi im nis nga dhëmbët, faturën do e paguajë ArbrI
Ndërsa shakaja që bënte Genta në BB me banorët, se ai ose ajo që do fitonte 100 milionët do kontribuonte në rregullimin e dhënbëve të saj, nuk ishte veç shaka. Tashmë Genta po kujdeset për look-un e saj, duke filluar nga rregullimi i dhëmbëve. “Këtë periudhë do merrem me buzëqeshjen dhe faturën e klinikës do ia jap Arbrit ta paguajë, pasi më ka dhënë fjalën. Ia kam bërë të qartë që, nëse nuk e paguan faturën, do e degjenoj në gazeta”, thotë Genta duke qeshur.  PanoramaPlus
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License