Mirjeta e “BB4” me të dashur të ri: Lidhja 5-mujore me drejtorin tim

Ajo bëri bujë në mediat shqiptare për shumë gjëra. Që nga lidhja me Marjelin e deri tek realizimi i fotove të nxehta për gazetën ‘’Panorama’’, të cilat ende sot e kësaj dite nuk kanë kaluar në harresë për lexuesin shqiptar. Por vajza e famshme e BB është larguar nga syri mediatik dhe po shijon një jetë krejtësisht tjetër, nga ajo që kishte bërë në Shqipëri. Mirjeta Bajramaj jeton në Londër, por gjithë kohës është në lëvizje për shkak të punës si menaxhere në një kompani europiane për shitblerje të shtëpive, banesave, si dhe biznese të tjera. Ka gjetur një punë shumë të mirë, por gjithashtu edhe rehatinë shpirtërore. ‘’Unë nuk kam qenë kurrë më mirë se tani në vitin 2012, si duket paska qenë për mua. Me punë po eci përpara për ditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj. Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht’’, thekson Mirjeta në një bisedë të realizuar për ‘’Panorama plus’’, ku tregon se në plan të parë ka marrjen e një shtëpie në Gjenevë të Zvicrës. ‘’Në planet e mia është një shtëpi në Gjenevë. Mendoj nëse je person i mirë me zemër, Zoti të sheh dhe t’i sjell gjithë të mirat’’, thotë Bajramaj. Ndërsa e pyetur për djaloshin i cili i ka rrëmbyer zemrën, ajo tregon: ‘’Është si ta them, alegro me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë. Rrallë gjen të tillë, me pak fjalë si dihet, së shpejti mund të kemi
dasmë… Edhe astrologia më ka thënë në emisionin ‘’E diell’’ se në të 25-at takon një person të fuqishëm dhe me dashuri të vërtetë, me të cilin mund të kesh martesë (qesh). Të jem unë e para nga gocat e “BB” që martohen, vërtet jam e lumtur!”, përfundon ajo. Ndërsa ne nuk ngurruam të kontaktojmë edhe Burim Fejzullahun, djaloshin me të cilin është në lidhje Mirjeta, i cili me profesion është drejtor gjeneral në kompaninë ku punon Mirjeta. ‘’Po, kemi 5 muaj bashkë dhe e them me plot gojën se është dashuri. Mirjeta është ajo që kam kërkuar si një dhuratë nga Zoti, është një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e dashur, me një zemër floriri. Jemi njohur në punë, të dy së bashku punojmë në një kompani europiane ‘’publik relative’’, shitje shtëpie dhe biznese të tjera. Momentalisht jemi në Gjenevë me punë dhe po shikoj për një shtëpi këndej, sepse është vend shumë fantastik. Mirjeta jeton në Londër, por shumicën e kohës rri jashtë ngaqë është menaxherja e të njëjtës kompani ku unë jam drejtor gjeneral’’, thekson i dashuri i Mirjetës, Burim Fejzullahu.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License