Liami nis punën si DJ, i vë çmim vetes 1 mijë euro nata

Për një natë muzikë të luajtur nga DJ Liam Mandiaro, pronarët e club-eve të natës do të ofrojnë 1 mijë euro. Armando Osmani (Laim) pas daljes i humbur nga loja e “Big Brother 5”, ka hyrë në tregun e jetës së natës si DJ, ndërsa i ka vendosur vetes çmimin 1 mijë euro, pagesa më e lartë për momentin që DJ paguhen për një natë në Shqipëri. Nëse do të kishte fituar BB5, Liam do të ishte shpërblyer 1 milion lekë për çdo ditë qëndrimi në shtëpinë e vëzhguar, ndaj ka menduar që ato para që i mbetën peng t’i fitojë gjatë verës duke punuar.Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO”. Për herë të parë pas famës që mori në “Big Brother 5”, ai luajti të premten e kaluar në një club në zonën e ish-Bllokut, që menaxhohet nga Dritan
Zenuni, i cili ka marrë nën menaxhim Liamin. Miqësia që krijoi në shtëpi me Dritan Zenunin, djalin nga Vlora, do i shërbejë për jetën e tij jashtë lojës, duke filluar menjëherë punën si DJ.Deri tani ai ka mbyllur axhendën për gjithë verën me club-e në Tiranë, gjithë bregdetin shqiptar, Kosovë e Maqedoni. Përveç Dritanit, ai do të shoqërohet në këto koncerte nga Geri, dhe po ashtu nga Genta, e cila ka shumë mundësi të jetë bëjë prezantuesen, në netët e tij, ku do të luajë si DJ. Edhe brenda lojës Liam ka pohuar se ishte i pasionuar pas muzikës, ndërsa ushtronte punën si DJ në club-et e Këlnit në Gjermani.  PanoramaPlus
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License