Rozana: Do fshij rruget bashke me Rezin


Rozana Radi kunder Prokurorise per te denuar Rezarta Shkurten me 82 ore pune ne komunitet
“Dua qe Rezi te shpallet fajtore, por jo te denohet apo gjobitet”
Rozana Radi kundershton pretencen e Prokurorise per te denuar Rezarta Shkurten me 82 ore pune ne sherbim te komunitetit, per vepren penale te “plagosjes se lehte me dashje”.
Pavaresisht se sipas organit te akuzes Rozana eshte pale e demtuar nga dhuna verbale prej Rezartes me 5 dhjetor 2010 prane Liqenit Artificial, ajo ndihet e kenaqur vetem me zbardhjen e se vertetes. “Une nuk doja dhe nuk dua qe Rezarta te denohet, pavaresisht se cfare me beri. Doja vetem qe te vertetohet se kush ishte fajtorja nga ne te dyja. Fitorja ime eshte morale ne kete mes dhe aspak materiale apo keqdashesi”, thote Rozana, teksa flet per gazeten “Panorama”.


Prokuroria ka dhene pretencen per denimin e Rezartes me 82 ore pune ne komunitet. A jeni e kenaqur?

Jo. Nuk jam aspak e kenaqur. Une nuk doja dhe nuk dua qe Rezarta te denohet, pavaresisht se cfare me beri.
Pse?
Sepse ashtu e kam natyren, jam shume e ndjeshme. Nuk dua te shoh kurre keq asnjeri.
Nuk deshironi qe, ate qe ju rrahu, ta shihni pas hekurave?
Larg qofte!
Por ju vete e cuat ceshtjen ne Prokurori…
Une nuk doja qe te behej e madhe, por ajo e beri. Une doja vetem qe Rezarta te kuptonte gabimin dhe te me kerkonte falje. Por ajo, jo vetem qe nuk u pendua, por edhe filloi te me akuzonte mua sikur isha une qe e kisha gjuajtur dhe qelluar. Une, e vetme, duke i rrahur ata burre e grua. Ndaj u detyrova qe ceshtjen ta le ne duart e drejtesise.
Edhe drejtesia e dha versionin e saj…
Une tashme nuk mund te nderhyj ne kete proces, por qellimi im qe nga fillimi ka qene vetem sa te dale e verteta nga drejtesia. Pra, vetem qe te vertetohet se cila ishte fajtorja nga ne te dyja. Per denime dhe gjoba mua nuk me intereson aspak. Fitorja ime eshte morale ne kete mes dhe aspak materiale apo keqdashesi.
Po nese gjykata miraton pretencen e Prokurorise, pra te denoje me pune ne komunitet?
Do te me vinte vertet shume keq.
Dhe si do te vepronit nese gjate ketij sherbimi ne komunitet, p.sh. Rezarta te fshinte rruget dhe ju te kalonit prane saj?
Nuk do te duroja dot. Pavaresisht se cfare me beri, une do t’ia rrembeja fshesen nga dora dhe do ta hidhja.
Nuk mundesh ta hedhesh, eshte denim qe duhet shlyer…
Atehere do te fshij edhe une bashke me ate, derisa te shlyeje denimin.
Mos valle ju te dyja jeni bere mikesha tashme?
Jo, jo, nuk ka lidhje aspak. Thjesht nuk deshiroj per askend qe ta shoh ne momente te veshtira dhe sikleti. Kushdo qofte ai apo ajo dhe cfaredo qe te me kete bere. Une mendoj se nuk ka njerez te keqij, por situata te keqija. Kohe te keqija. Prirem qe te shoh nga optimizmi.
Megjithate, qe nga momenti i sherrit dhe deri me sot, a keni tentuar qe te flisni?
Ajo ka tentuar ne fillim, por kane qene tentativa qe vetem sa e thelluan edhe me shume sherrin, pasi ajo vijonte te genjente sikur e kisha une fajin.
Ju ka kerkuar falje, qofte personalisht, qofte me ane te dikujt tjeter?
Jo. Po te kishte kerkuar falje me kohe, atehere ceshtja nuk do te kishte marre keto permasa qe mori. Shpresoj qe gjykata thjesht ta shpalle fajtore, por te mos i jape asnje lloj denimi. Nuk jam shume ne dijeni se si funksionojne organet e drejtesise dhe, nese eshte kjo lloj mundesie qe te mos denohet, por vertet do te doja qe kjo ceshtje te merrte fund me kaq.
Gjyqi eshte vendosur me date 21 qershor. A do te merrni pjese?
Qe nga momenti kur ka nisur ceshtja, une kam dhene deponimet e mia ne Prokurori, si dhe kam shkuar ne disa seanca gjyqesore per te deshmuar. Besoj se do te jem e pranishme edhe ne seancen e 21 qershorit, vetem shpresoj qe te jem ne Tirane dhe te mos kem ndonje angazhim madhor.
Keni marre avokat?
Nuk kam marre avokat, pasi nuk e kam pare te nevojshme.
Pse nuk e keni pare te nevojshme?
Une kam deshmitare qe mbeshtesin te verteten, raportin mjekoligjor, si dhe cdo dokumentacion tjeter qe tregon se si Rezarta dhe bashkeshorti i saj me dhunuan. Duke pare angazhimin e Prokurorise, m’u duk teper qe te marr avokat. Me refuzimin per nje avokat doja te tregoja se une nuk kam nevoje qe te paguaj njerez per te krijuar te verteten, pasi e verteta eshte nje. Duam apo nuk duam ne, e verteta del natyrshem nje dite, sic edhe po vjen tashme momenti.
Pavaresisht pretences se Prokurorise, Gjykata mund ta shpalle edhe te pafajshme Rezarten…
Pavaresisht se c’thuhet per gjykatat, une besoj ne drejtesi. Jam e bindur qe Gjykata do te marre ne konsiderate provat e Prokurorise dhe ta shpalle fajtore. Vetem kaq dua, jo denime apo pasoja te tjera. Gjate gjithe kesaj kohe kam kerkuar vetem qe te dale e verteta ne shesh, pasi une kam nje mbiemer familje per te ruajtur dhe nderuar. Dhe nuk eshte pak mbiemri im… Mbase ajo nuk ka se cfare te humbase.
Si do te veproni ne rast se ajo shpallet e pafajshme?
Do ta apeloj vendimin. Dua qe t’i shkoj te vertetes deri ne fund. /panorama/

Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License