Zhgënjen Ilir ‘Mreti’? – ‘Lumë’ komentesh kundra kreut të LSI, adminët ‘zhdukin’ sharjet


Festivali Folklorik i Gjirokastrës si dhe Dita e Europës,  përveç adhuruesve të muzikës klasike dhe asaj popullore ka mbledhur edhe disa nga figurat më të rëndësishme të klasës politike aktuale.
Kështu, në fotot e publikuara nga kreu i shtetit Edi Rama, në eventin e mbajtur dje, nuk mungoi as ajo e aleatit më të madh të Partisë Socialiste, Ilir Metës.

Por, teksa prej kohësh imazhi dhe roli i Metës lidhej ngushtë me një simpati simbiotike nga elektorati i tij, kohët e fundit duket se çdo gjë është kthyer së prapthi. Si rrallë ndonjëherë komentet në foton e tij nuk janë ato të njëjtat me dy vite më parë, ku shqipatërt shikonin tek Meta ‘një super-hero’ që të gjente punë me shkopin magjik, të arsimonte fëmijët, të mbante me shpresë apo edhe të plotësonte dëshirat.

Si rrallë ndonjëherë shqiptarët i kundërvihen Metës me epitete nnag më të ndryshmet që fillojnë e mbarojnë me idenë e një ‘kryehajduti’. Por, me shpejtësinë dixhitale që e karakterizon qeverinë ‘Rama’,  komentet që ofendojnë dhe shajnë kreun e LSI-së janë zhdukur si me magji.

Asnjë ofendim dhe asgjë që mund të zbehë ndikimin e tij në publik. Ilir Mreti e mban me hir e me pahir imazhin e ‘super-politikanit’ ku me qetësi dhe dashuri fiton çdo sfidë.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License