Reagimeve të djeshme të ish ministrit të Financave Arben Malaj dhe deputetit të PS-së Ben Blushi në lidhje me vizitën e Recep Tayyip Erdogan në Tiranë i ka dhënë hapësirë edhe gazeta më e madhe në Turqi "Zaman".
Gazeta turke e hap shkrimin me titullin: Përgjigje e ashpër e deputetëve shqiptar për propozimin e Erdogan për të mbyllur shkollat: A ka mik dhe shok të tillë? Ndërsa më poshtë shkruan se "Shqipëria nuk është koloni e Turqisë".
Në vazhdim të shkrimit "Zaman" citon fjalët e të dyve, ndërsa ndalet edhe në deklaratat se "Shqipëria njeh për organizata vetëm ato që janë në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara".
Gjatë fjalës së djeshme në Parlament Blushi u shpreh se: "Në këmbim të kësaj dhurate mu duk se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhurata nuk shkëmbehet. Nuk është kërkesë për tu pranuar. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë.
Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke. Nuk duhet të jemi. Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht këtë kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman".