Ministria e Arsimit ‘zhytur’ në skandale – KLSH kallëzon Plarent Ndrecën, 780 milion lekë dëm ekonomik

Pas skandaleve dhe kaosit të krijuar me tenderat e reformës së ‘Altertekstit’ dhe Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit përfshihet në një tjetër skandal ekonomik, i cili ka krijura për buxhetin e shtetit një dëm prej 780 milion lekësh.
Sipas Këshillit të Lartë të Shtetit, është pikërisht sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri, Plarent Ndreca i cili është përballur me një kallëzim penal nga KLSH për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion me tenderin e zhvilluar lidhur me ndërtimin e parkut të njohur si ‘Tirana Olimpik Park’.
Kallëzimi penal është konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa janë evidentuar edhe shkeljet e Sekretarit të Përgjithshëm.   “Për shkak të problematikave të konstatuara lidhur me shkeljet në procedurën e prokurimit Tirana Olimpik Park, që në këtë fazë të auditimit, nga ana e KLSH është bërë kallëzim penal për z. Plarent Ndreca, në detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën prej 78 milionë lekë”, konfirmon KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se Ndreca, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka diktuar fituesin e tenderit. “Shkeljet e konstatuara flasin për përfshirjen e z. Ndreca në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë çështje, që nga momenti i ndryshimit të vlerës fillestare të projektit të vitit 2012, deri te paracaktimi i subjektit fitues të tenderit të EUROCOL, me një ofertë rreth 78 milionë lekë më të lartë se ajo e subjektit tjetër ekonomik që duhet të fitonte dhe që padrejtësisht është skualifikuar, çka nuk ka qenë aspak e vështirë për Sekretarin e Përgjithshëm, i cili në këtë procedurë prokurimi kishte vendosur të ishte vetë në cilësinë e kryetarit të KVO”, thekson KLSH.
Duke anashkaluar rreth 7 kompani të tjera të cilat kishin propozuar një çmim shumë herë më të ulët se ai që ka zgjedhur Ndreca, tenderi u zhvillua në mospërputhje me ligjin dhe rregullat e tenderimit në të tilla raste.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License