Një qytetar me inicialet A.L ka përfunduar në pranga pasi bashkëshortja e tij e kallëzoi për abuzim seksual më të bijën e mitur 12 vjeçare.
Sipas njoftimeve paraprake, pretendohet se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2009 dhe vetëm tani është bërë e njohur për organet e policisë. Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi që e ka detyruar nënën të heshtë përballë një veprimi të tillë të shëmtuar i cili ka ndodhur 6 vite më parë.
Deri më tani mësohet se kallëzimit të bashkëshortes i është bashkuar edhe dëshmia e viktimës së pretenduar ndaj të cilës është kryer abuzimi seksual.
Aktualisht ajo është 18 vjeçe dhe mbetet në dorën e hetuesve të zbulojnë vërtetësinë e ngjarjes shokuese.