Ruçi i kundërpërgjigjet Blushit: Merru me politikë jo me publicistikë, kthehu nëse ke vizion për reforma.
Mesa duket në Partinë Sosialiste ka nisur një “luftë” e hapur.
Teksa deputeti Ben Blushi shkruan lart e poshtë për keqqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve duke kritikuar në mënyrë ashiqare kryeministrin Rama por edhe kabinetin e tij, nuk mungojnë edhe zërat kritikë ndaj Blushit.
Ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, i cili teksa ka mbajtur fjalën gjatë prezantimit të kandidatit të PS për Bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe, Ruçi ka shigjetuar deputetin Blushi.
"Ne nuk jemi për të debatuar me publicistë, por me politikanët, kundërshtarë kthejuni politikës. Ne nuk jemi këtu të debatojmë polemistë, por me vizionarët, kthehuni nëse keni vizion për reformat.
Ne nuk jemi për tu mundur me inatçorët si bëjnë kundërshtarët tanë, por për tu ballafaquar me ata që janë konstruktivë e luajalë. Këtë kërkon BE nga politika shqiptare", deklaroi Ruçi.