Do të shpërthejë ‘bomba e BE-së’ për listat e kandidatëve apo qeveria do ta çaktivizojë atë sërish?

Sipas paralajmërimit dhe informacionit paraprak që ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhanë për listat e kandidatëve, ora 22.00 e datës së djeshme, 13 maj 2015 ishte afati i fundit.
Dje përfundoi edhe ultimatum i Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ndaj partive politike në vend që të largonin nga listat e kandidatëve për bashki të gjithë ata që kanë pasur një të shkuar kriminale apo që kanë ende lidhje me krimin, por sipas informacioeve që vijnë nga KQZ-ja asnjë parti nuk ka bërë ndryshimet përkatëse.
“Afati i fundit është 13 Maji dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 Maj ka kohë për t’i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date, ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë”, - tha zonja Vlahutin.
Një komunikim i tillë bëri që të kishte një pritshmëri të madhe nga opinioni publik se Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë do të dilte me emra konkret të kandidatëve të konsideruar si problematik prej saj.
Deri më tani, nuk ka asnjë levizje në këtë drejtim edhe pse partitë politike duket se injoruan çdo paralajmërim të BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, e cila gjithashtu kishtë bërë një thirrje të ngjashme për pastrimin e listave nga të inkriminuarit.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License