Sipas disa informacioneve të dala rezulton se Apple synon që të blejë kompaninë BlackBerry.
Kohët e fundit duket se kompania Kanadeze ka një rënie ekonomike dhe për këtë synon që të gjejë një mënyrë për të shpëtuar nga kjo gjendje në të cilën ndodhet.
Sipas Yahoo Finance, Apple është e vetëdishme për gjendjen e kompanisë kanadeze, dhe mund të jetë duke planifikuar që ta blej atë para se të ketë ulje më të pafavorshme.
Ndërkohë mësohet se deri më tani BlackBerry për momentin posedon 44,000 patenta të produkteve, shumica e të cilave e kanë bërë atë lider sa i përket softuerëve për bizneset dhe sigurinë.