Konsumi i madh i cigareve në vendin tonë duket se ka frymëzuar gjallërimin e një sërë ‘fabrikash fallsifikimi’.
Një sasi e konsiderueshme cigaresh dhe medikamentesh ambalazhoheshin dhe bëheshin gati për tu hedhur në treg Brenda këtij laboratori, duke u ndryshuar datat e skadencës dhe etiketat.
Rreth 9.392.600 fije cigare janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar. Dyshohet se duhani hynte në Shqipëri si lëndë e parë duke përdorur regjimin e përpunimit aktiv dhe rieksportohej pas procesit të përpunimit.
Hetuesit besojnë se cigaret ambalazhoheshin dhe eksportoheshin në shkelje të markës tregtare, duke qenë se gjatë kontrollit të ambienteve të kompanisë u sekuestruan kuti ambalazhimi dhe paketa të cilat përmbanin të dhënat e një marke të regjistruar cigaresh.
Dyshohet se kjo kompani ka eksportuar sasi të konsiderueshme cigaresh më parë, ndërkohë që një pjesë e tyre mund të kenë përfunduar edhe në tregjet e jashtëligjshme të vendeve të Bashkimit Evropian.