Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Gëzim Nikshiqi, 45 vjeç me detyrë përgjegjës për Task-Forcës në OSHEE për Veriun.
Sipas policisë ndalimi i tij ështëbbërë pas kontrollit për vjedhje të energjisë elektrike, ku ka rezultuar se 45 vjeçari nuk e ka kryer siç duhet detyrën e tij për përpilimin e procesverbalit të akt-kontrollit të vjedhjes së energjisë elektrike të abonentit Hysen Isufi, pronar i një lokali Bar-Restorant në Shkodër.
Policia Materialet për 45vjeçarin Nikshiqi i kaluan për procedim të mëtejshëm penal Prokurorisë së rrethit, ndërsa mbi të rëndon akuza për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.