Lali Eri ‘ia shalon’ biçikletës – ‘Drejtimi i duhur për Tiranën’ zhvendos vëmendjen drejt vanitetit
Çfarë nuk do të bënte një politikan i ri në moshë siç është edhe kandidati socialist Erion Veliaj, për të fituar popullaritetin e qytetarëve.
Pas gjithë ‘shfaqjeve’ të dhëna deri më tani, e fundit i dedikohet një spektakli me biçikletë, i cili ngjaosnte më shumë me një cirk në qiell të hapur.
Me idenë se askush më parë nuk është treguar kaq popullor sa ai, Veliaj ka mbledhur sërisht njerëzit dhe mediat rreht vetes për të treguar se sa popullor dhe i kudo ndodhur është ai. Thua, se aksush më parë nuk ka guxuar të sillet ‘natyrshëm’ në klasën politike.
Përmes një përpjekjeje të dëshpëruar për tu dukur sa më i thjeshtë e popullor, Lali Eri nuk përton të bëjë xhiro me biçikletë, në një ditë të shtune, edhe pse në fakt mund të kishte zgjedhur të qëndronte në vilën e tij luksoze të prenotuar nga bashkëshortja, apo të kalonte një drekë ‘me shumë zero’ diku në periferi të Tiranës.
Por, si djalë punëtorë që është, ai e di fare mirë se ‘mjalti dhe ngjlat’ do ti shijojë me doemos pas 21 qershorti, ndaj deri atëherë ka vendosur ti presë zgjedhjet me qetësi dhe dashuri.