Dritan Bici: Aferat korruptive të ‘Ministër Gjëkundit’

Te nderuar qytetare te Gramshit,te nderuar socialiste Gramshiot,te nderuar miqe,shoke,dashamires dhe mbeshtetes te mi ne keto 23 vite te demokracise!

Ju njoftoj se sapo zyrtarizova kandidimin tim ne garen per kryetar bashkie te Gramshit.Kandidoj si perfaqsues i Frontit te Majte Shqipetar.Deshira ime do te ishte te kandidoja nga PS, por kjo u be e pamundur nga kembengulja e Ministrit te Energjitikes (i cili nuk eshte me deputet) i Gramshit sepse dorezoi mandatin dhe u be minister.Pra klani i Tape Bodurit dhe i lojerave te fatit nderhyne fuqishem qe une te mos jem kandidat i PS per zgjedhjet e 21 Qershorit.Per te vetmen arsye se nuk me komandonin dot si donin ata.Dua tu bej me dije socialisteve te rrethit te Gramshit se nuk u respektua asnje pike e statutit te PS per perzgjedhjen e kandidaturave.As nuk u mor mendim nga Asamblete e Komunave, as u mblodh Asambleja Socialiste e rrethit per te diskutuar.I bej nje pyetje te gjithe kryetareve te organizatave ne cdo fshat te Gramshit apo dhe ne qytet, ju pyeti njeri?A ju mori njeri mendim se kush do te jete kryetari juaj per kater vitet e ardheshme?U be gjithe ajo reforme territoriale ku ju shkrine komunat dhe jau transferuan pushtetin ne qytet, a ju pyeti njeri?Per te gjithe keto gjera te rendesishme ish deputeti yne z Damjan Gjekundi erdhi nje dite dhe ne vend te mblidhte asamblene socialiste te rrethit mblodhi kryetaret e komunave dhe drejtoret qe i kishte emeruar vete dhe kryetaret e ps te njesive vendore dhe kerkoi mendim per kryetar bashkie.Edhe ne kete palo mbledhje unanimisht u perkrah emri im.

Por ish deputeti kembenguli tjeter,tjeter se per Tanin e mora vesh.Dolen dhe kanditatura te tjera por ish deputeti prap nguli kembe deri sa me ne fund ia shkrepi njeri qe nuk eshte fare anetar i ps por i nje partie aleate (i famshmi pergjegjesi i zjarrefikses) i cili propozoi ate qe donte ish deputeti yne"Gjekundi" z Zylyf Coku.Kam respekt per Zylyfin dhe i kerkoj ndjese per permendjen e emerit por nuk eshte faji im qe u perfshi ne kte mesele.Por Zylyfi eshte nenkryetar i Lsi dhe aty ne mbledhje pati reagim te ashper rreth ketij propozimi qe qe nje i vetem.Llogjika ishte e paster "kishin vdekur burrat e PS qe te vinte nenkryetari i Lsi te perfaqesonte PS ne kto zgjedhje)?.Te gjithe u shprehen se po qe se Gramshi do ti lihej Lsi atehere le te vinte Lsi ke te donte kandidad.Por Ish deputeti z"Gjekundi" i them keshtu se keshtu thote populli i Gramshit, a e keni pare Gjekundi per dy vjet kete person ne Gramsh?Kishte te tjera plane.TAPJA (daja) i kishte vene detyre z Gjekundi (nipit)qe kandiadad duhet te jete z Zylyf, se Tanin nuk e komandojne dot dhe Tapja nusen e Zylyfit e ka gocen e dajes.Nuk ka me skandal, te bjere nje minister ne keto nivele ne lojra farefisnore.Ne nje kohe qe mua nuk me kishte thene nje gjysme fjale per keq.Ne realizimin e ketij objektivi z Gjekundi nuk arriti te bind askend per Zylyfin dhe ne shenje hakmarrje deshi te bind Partine siper qe Dritani eshte konsumuar, realizoi nje testim me nje kompani private nga ku rezultoi qe Dritan Bici ishte 90% fitues.Pastaj beri nje testim ne fb qe i doli mbi 90% ishte perseri firues emeri im.Por klani i Tapes dhe lojerave te fatit nuk do te lejonte kurre kandidimin tim.Ata i kishin bere hesapet.Dritani u prishte pune.Ishte i vetmi Dritani qe kundershtonte sekserin e punesimeve te Banjes zTape dhe kompjuterat e Gjergjit ne Gramsh per te bere rjepjen e popullit te Gramshit.Dhe u detyrua z ish deputeti Gjekundi te beje nje zgjidhje hakmarrese por dhe qe e kane nen kontroll zj Luljeta Dollani.Zj Luljeta me thene te drejten nuk pati punuar per te kandiduar.Sepse dy vjet si kryetare e ps dhe si drejtoreshe e arsimit nuk beri asnje gje per socialistet e thjeshte qe dhane votat me shumice ps.Si kryetare e ps nuk e hapi njehere te vetme zyren te bente pritje te socialisteve apo njerezve te thjeshte.Ti degjonte te pakten keta njerez, tu qante hallin, pale pastaj tu zgjidhte ndonje gje.Si drejtoreshe arsimi ka bere nje reforme qe vetem ne favor te socialisteve nuk eshte.

Qe ne fillim z deputet dhe Luljeta i bene emerimet e drejtorave si ti kishin te shtepise se tyre pa marre parasysh kontributin politik apo kritere profesionale.Mire qe i emeruan ashtu por perse nuk u kerkuan llogari qe te punesojne socialistet e thjeshte .Ka dy vjet qe eshte marre pushteti dhe per njerezit e thjeshte vetem keqesohet situata ekonomike,vetem dajak per dritat, neper rruget e komunave skandal nuk eshte hedhur asnje lopate dhe, nuk eshte vene asnje shtylle dritash neper fshatra,aq sa nje ere te fryje dhe fshatrat ngelin pa drita.Ndihma ekonomike u shkurtua 50% si rezultat i eksperimenteve te Erion Velise.800 familje u shkurtuan ne shkalle rrethi nga skema e ndimes.250 familje vetem ne Bashkine tone.E mund te flas dhe per shume gjera te tjera.Te gjitha keto ja kam bere te ditura ish deputetit tone por asnje reagim nuk mora.Ne nje takim ne munistri i thashe z ish deputet mire me hallet e popullit nuk po merresh por hapi telefonin njerezve se po ndihen te ofenduar.Kjo ishte nje sjellje prej bukeshkali qe mori votat dhe ka dy vjet qe i ktheu kurrizin popullit.Pse nuk vjen me ne Gramsh, pse do qe dhe deputetin ta caktojne qe siper.Kane 5 mandate qe injorojne PS e Gramshit duke sjelle deputetin qe siper.
Tani dhe kryetarin e bashkise do ta caktojne qe siper.Dhe caktuan nje qe ta komandojne ata dhe te bejne me Gramshin si kane bere deri tani qe ajo ka qene kryetare partie.Kete radhe eshte ceshtje dinjiteti.Mua nuk me joshen dot duke me dhene detyre drejtori ne Elbasan.Personalisht per te miren time duhej te zgjidhja Elbasanin por nuk mund te tradhetoj 23 vite te jetes time si socialist.Do te kandidoj per socialistat e zhgenjyer dhe mandatin qe do fitoj do jau dhuroj socialistave dhe njerezve te ndershem.Kush eshte i kenaqur nga Damiani dhe nga Luljeta te votojne per Luljeten .Kush eshte i pakenaqur nga Damjani dhe nga keto dy vite mashtrime te votoje per mua,per dinjitetin e vet, per dinjitetin e Gramshit dhe Gramshioteve.Jam i bindur se Gramshi kete radhe do godase fort.Do rebelohet ndaj kaq viteve neperkembje.Ka ardhur koha qe bijte e Gramshit te marrin ne dore fatin e Gramshit.Respekte per te gjithe Gramshiotet kudo qe jane!
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License