Sallat operative të Policisë së Shtetit dhe Shërbimet Administrative të ofruara në sportele do t’i besohen punonjësve civil.
Kjo nisëm u prezantua nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Policinë e Tiranës, ku sipas tij shkëputja e kontaktit fizik polic-qytetar do të shmangë kurrupsionin.
Ministri Tahiri e quajti këtë nismë të munguar në këto 20 vite, si të domosdoshme për krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë të policisë së shtetit me qytetarët dhe mundësinë shumë të mirë për luftën ndaje krimit.
Policia e Shtetit ka çelur konkursin për punësim në zyrat e shërbimit të qytetarëve, ndërsa pritet që Policia e Tiranës të rekturojë dhe numrin më të madh të administratës civile. Në fjalën e tij, ministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të cilët kanë përfunduar studimet e larta të bëhen pjesë e këtij konkursi. Ai tha se të rinjtë e përzgjedhur do të trajnohen për komunikimin që duhet të kenë me qytetarët. Trajnimi i të rinjve për këto vende do të bëhet në bashkëpunim me Raiffaisen Bank.
Kështu, për të shmangur një herë e përgjithmonë korrupsionin në marrëdhënien polici-qyetetar, është menduar të avancohet përmes bankave.