Krimi Ekonomik ka arrestuar paraditen e sotme një doganier në pikën kufitare të Rinasit si edhe një biznesmene për kontrabandë.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se e arrestuara është Bejaze Llapushi ndërsa doganieri është Endri Dafa.
Mësohet se dy të arrestuarit janë vënë para akuzës së kontrabandës, duke mos kaluar në sistem për t'u mbartur TVSH-ja disa veshje që vinin nga jashtë.