CIA vihet në lojë nga Talibanezët – Mashtrohet si fëmijë me e-mailet Spam’

CIA vihet në lojë nga Talibanezët – Mashtrohet si fëmijë me e-mailet Spam’

Ndërkohë që për më shumë se 10 vite Talibani është duke luftuar me Afganistanin, asgjë nuk e ka ndalur dot ti kthehet kudnër edhe forcave sekrete të SHBA-së, duke i vënë në lojë përmes e-maileve Spam.

Sistemi i fshehtë i kontaktit të organizatës, i cili më vonë u bë target i Agjencisë për Sigurim Kombëtar (ASK) të SHBA-ve, bëri me dije se aktivistët e organizatës kanë mashtruar institucionet e shërbimeve sekrete duke i ç‘koduar mail-et me të cilët kanë kontaktuar si mail spam/virus.

Hulumtimet e bëra në mailet e një laptopi të konfiskuar nga një aktivisti në Afganistan bëri që të deshifroj kamuflazhin e spamit. Gjatë hulumtimit u vërejt që në vendin e maileve ku është parashikuar pranimi dhe dërgimi i mailit, adresat kanë qenë në mungesë identifikimi, kurse në pjesë ku shkruan “subject”, gjegjësisht sqarim janë përdorur shënime si të tilla, “Porosite urgjentisht atë që doni ta blini”. ASK, në raportin e përgatitur në lidhje me këtë ngjarje theksohet se përdorimi i spam sqarimeve është bërë për t’i mashtruar institucionet e shërbimeve duke i vë në funksion “filtrat e postave të padëshiruara”, kështu që kanë humbur kontrollin mbi këtyre meileve.

Raporti, i cili pranon se në të kaluar mailet e padëshiruara që kanë ardhur në ASK automatikisht janë lënë jashtë kontrollit, nënvizon se duhet të bëhen rregullime të reja në ndjekjen e maileve elektronike.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License