Mustafa Nano si Maria Magdalena e Tiranës

Mustafa Nano blasfemon sërish. Kësaj here me vetdije të plotë, ndoshta për të tërhequr indirekt edhe komentet rreth këtij veprimi të tij.
Ndryshe nga herët e tjera ai ka blasfemuar ndaj profetit Jezu a.k.a Isa për botën islame, dhe Profetin Muhamed, në një performancë sa laike aq edhe “artistike”. Much Nano’s show u shfaq për publikun jo besimtar, por që përmbajtja e tij ishte tërësisht antifetare. Much Nano i cili flet për cështje tërësisht anti-fetare edhe në këtë performancë nuk ka ditur, sikundër në cdo rast, të mbajë balancën e të qënit laik. Me shprehjet dhe skenarin e përgatitur prej vetë tij Mustafa Nano, i cili bën rolin e poliglotit, me veprimet dhe fjalët e tij dëshmon, ashtu sikundër e ka treguar edhe më herët, se nuk ka asnjë njohuri për cështjet që flet.
Muchi, version anglisht i Muçit, flet sikur të ishte hyjnor, bën batuta për ngjarje fetare dhe profetë të të gjitha religjoneve, pa pasur pikën e haberit për temat që trajton. Ai, të paktën nga sa vepron, tregon se qëllimi i tij është nëpërkëmbja e figurave të tyre, dhe aspak trajtimi laik i tyre. Në një kohë kur këndvështrimet e laicizmit me religjonin janë tmerrësisht të vështira për tu ndarë, i gjithëdituri Muç, duhet të shohë lart dhe të kërkoj më shumë njohuri. Ai edhe në panelet publike ka treguar pakujdesi për anëtarët e komunitetit musliman duke përdorur gjuhë fyese dhe duke mbjellur gjuhë armiqsore mes tyre, ndërsa këta të fundit asnjëherë nuk janë mblesëruar ndaj tij.
Madje edhe anëtarët e komuniteteve të tjera fetare nuk janë angazhuar publikisht apo privatisht ndaj Muçit për të “merituar” këtë hakërmarrje të tij.  Muçi ndoshta ia arriti të bëhet vip për një ditë, por me mëkatet blasfemike është kthyer në një prostitutë ashtu si Maria Magdalena, me ndryshimin e madh se Maria u godit me gurë për mëkatet e saj, ndërsa muçci do të goditet me indiferentizmin e një populli të dëshëpruar, që në këto momente nuk ka nevojë për historitë e një mendje-tredhuri.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License