Këtë pranverë, të gjithë ata që janë të ndjeshëm ndaj polenit do të duhet të marrin problemet e tyre me durim. Reagimet ndaj kokrrave të vogla të polenit do jenë më të mëdha se vitet e kaluara.
Këtë stinë pemët kanë prodhuar sasi të madhe poleni. Rezultati: shumica vuajnë nga hundët e zëna, nga gërvishtja e fytit, nga dhimbja e syve ose nga frymëmarrja (astma). “Numri i pacientëve tanë është më i madh se në vitet e tjera”, thekson Philippe Eigenmann për gazetën frankofone Tribune de Genève. “Pediatri dhe alergjiologu i Spitalit Universitar të Gjenevës (HUG) vëren se njerëzit që dikur vetëm vuanin nga kolli, këtë vit ata janë bërë asmatikë.
Agjencia për motin e Zvicrës ka regjistruar mijëra kokrra të polenit në metër kubik të ajrit, të prodhuara nga pemët gjatë muajit prill. Ky fertilitet qëndron për shkak të motit të butë në fund të verës së vitit 2013, si dhe gjatë javëve të fundit. “Koha e mirë si dhe era e lehtë janë kushtet ideale për zhbllokimin e polenit si dhe të përhapjes së tij”, vëren z. Bernard Clot, prezentatori i motit të Zvicrës. Pemët me trungje të bardhë shkaktojnë më së shumti alergji dhe prekin afro 8 % të popullatës.