Britania e Madhe shndërorhet në shtetin e parë i cili do të tetojë më në fund në mënyrë individuale nëse një person vuan nga virusi HIV apo jo.
Për ta bërë këtë shkenca ka lehtësuar mënyrat duke hequr qafe një herë e përgjithmonë analizat e shumta dhe të kushtueshme.
Tashmë nëse vuan nga ky virus mund ta kuptosh në të njëjtën mënyrë siç kuptohet edhe nëse ke mbetur shtatëzanë apo jo.
Pajisja është prodhuar nga kompania britanike “BioSure” dhe mund të blihet online në vlerën e rreth 30 paundëve. Ajo përmban një epruvetë për gjakun si dhe të gjitha instruksionet e nevojshme për kryerjen e testit.
Përmes një pike të vetme gjaku zbulohen anti – trupat, që gjenden në organizëm vetëm tre muaj pas marrjes së virusit. I ngjashëm me testin e shtatzanisë, aparati analizon një pikë gjaku të marrë nga gishti, përmes një ageje.
Nëse do të shfaqen dy viza lejla, atëherë personi që e kryen atë është pozitive dhe duhet t’i nënshtrohet analizave në një klinikë të specializuar. Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes SIDA -s u mundëson pacientëve të kurohen menjeherë duke parandaluar, kësisoj, komplikacionet e mëtejshme. Gjithashtu ata që janë kuruar me sukses, kanë pak gjasa ta transmetojnë.
Shifrat e publikuara në Britaninë e Madhe tregojnë se 26 mije persona janë mbartës të virusit HIV dhe bëhen transmetues të sëmundjes, pa e ditur se janë të prekur prej saj.