Prej më shumë se tre javësh segmenti rrugor nga Diga e Liqenit Artificial deri tek mbikalimi i Saukut për të dalë në Unazën e Madhe të kryeqytetit vuan nga trafiku i rënduar i automjeteve.
Drejtuesit e automjeteve janë të detyruar që për 200 metra rrugë të presin në trafik të paktën 20 minuta. Me kërkesë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullat e efektivëve për të normalizuar trafikun e rënduar, por situata është bërë e padurueshme edhe për banorët.
Kështu, siç ndodh rëndomë, kaset kryesore të kalimit qoftë gjatë fundjava apo edhe sezoneve turistike kthehen në stress dhe pamundësi për të lëvizur çdo herë që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve.