Xheraldina Vula ka konfirmuar në mënyrë telefonike për Klan Kosovën se Ledri është rrahur nga dy persona te ‘Qafa’. Ajo ka pranuar se i biri i saj ka marrë lëndime trupore dhe se për ngjarjen janë njoftuar edhe organet kompetente.
Në ndërkohë Telegrafi ka tentuar të kontaktojë që të gjithë, duke filluar nga Geti, Dafina Zeqiri, Xheraldina Vula dhe të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informatë, madje edhe vet të implikuarin, Krenar Çoçajn, por që të gjithë ishin të pa kontaktueshëm duke mbajtur telefonët e
mbyllur.
Ledri Vula besohet të jetë rrahur mbrëmjen e të mërkurës nga Krenar Çoçaj, ish i dashuri i të fejuarës së reperit të grupit Skillz, Dafina Zeqiri. /Telegrafi/