Rovena Stefa: Kur te martohem, do bej 5 femije


Kengetarja e njohur Rovena Stefa, ne nje konference per media, ka promovuar klipin e saj te ri “Djepi”, me te cilin sic ka thene synon te sensibilizoje nenat dhe familjet shqiptare per nje familje te shendoshe dhe me me shume femije. Stefa ka deklaruar se e gjithe ideja e ketij klipi eshte qe te gjitha nenat shqiptare, te gjitha familjet tona, duhet te lindin sa me shume, nese kane dashuri per familjet e tyre. “Teksti ‘Djepi’ eshte i thjeshte, i bukur, i drejtperdrejte dhe do te vije tek ju shume paster. Shpresojme t’ju pelqeje mesazhi qe ne kemi dhene. Ekzistenca jone, e kombit shqiptar, varet nga numri i popullsise dhe lindjet. Sa me shume te kete lindje, aq me shume rritet numri i popullsise, aq me shume rritet forca vitale, forca rinore, forca e punes”, ka thene Stefa. E pyetur se si e ka pare angazhimin e institucioneve ne ngritjen e lindshmerise, Rovena ka thene se jetojme ne nje vend, qe kemi veshtiresi dhe nuk kemi politikat sociale, qe shtetet e tjera i praktikojne me lindjen e nje femije, por se paku duhet te vetedukohemi nga ana morale dhe psikologjike, qe te ndryshohet ne te mire te vendit tone.

“Ne momentin qe une martohem, do t’ju premtoj te gjitheve, qe une e para do te mundohem ta shtoj
familjen me pese femije. Ky eshte nje premtim“, ka thene Stefa. Ndersa, tekstshkruesi Avni Qahili ka thene se populli shqiptar ka mbijetuar nga tradita dhe lindja e madhe e ne asnje menyre nuk mund te na shtype askush. “Ishte nje ide e perbashket imja dhe e Rovenes, pikerisht ne 100-vjetorin e Pavaresise, te bejme nje projekt mbareshqiptar, duke perfshire nje autor teksti nga Maqedonia, nje video realizues nga Kosova dhe nje kengetare dhe kompozitore nga Shqiperia, qe simbolikisht ne t’i bashkojme trojet tona”, ka thene Qahili. Kurse, perfaqesuesi i Ministrise se Kultures, Genc Prelvukaj, ka thene se qellimi i rritjes se lindshmerise, po e ben kete kenge me te madhe dhe do ta kete efektin ne te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret. Te pranishmeve u eshte drejtuar edhe perfaqesuesja e Agjencise se Statistikave, Hazbije Qeriqi, e cila duke pershendetur iniciativen e Rovenes, ka thene se pas regjistrimit te popullsise, qe kane bere vitin e kaluar, ne vjeshten e ketij viti do te dalim me rezultate perfundimtare. Para viteve ‘90, lindjet kane qene ne rritje, por me pas ka filluar nje renie, e cila ne ditet e sotme mund te perkthehet si pergjysmim i lindjeve. Dhe ne kete renie kane ndikuar disa faktore, nje nga ata me kryesoret eshte emigrimi masiv, pastaj kushtet ekonomike, shkurorezimet dhe angazhimi i femres shqiptare ne pune. /panorama plus/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License