Elhaida zgjohet nga nje enderr


E sapozgjuar nga një ëndërr, e konsideroi veten Elhaida Dani, 19-vjeçarja fituese e edicionit të nëntë të “Top Fest”.

Në studion e “Pasdite” në “Top-Channel”, shkodrania nisi rrëfimin e saj nga shtangia dhe hutimi i dukshëm, në momentin kur dyshja Miriam Cani dhe Sidrit Bejleri shqiptuan emrin e saj si fituese.

”Nuk di t’i përshkuaj emocionet. Në të vërtetë nuk e mendova që do të isha fituese, dëshira ishte e madhe, por kur dëgjova që më thirrën emrin, ndalova veten dhe thashë mos më bënë veshët.

Të tjerët më shtynin që të merrja kupën dhe unë kthehesha pas, pastaj Miriami më dha kupën, e unë ia ktheja. Vetëm sot e kam kuptuar që nuk jam në një ëndërr dhe që e gjithë kjo është e vërtetë. Emocioni është i jashtëzakonshëm, sidomos nga fakti që ishte tërësisht i papritur”.

Në lidhje me këngën dhe tekstin e saj, 19-vjeçarja theksoi: “Teksti nuk ka lidhje me Elhaidën personalisht, por mund t’i dedikohet çdo njeriu. Konkretisht, teksti flet për një lidhje dashurie, ku djali dorëzohet në
gabimet e tij.



Kënga transmeton një thirrje për çdo njeri që do diçka që ta ndjekë deri në fund atë”.Por, çfarë do të thotë një sukses i tillë i madh që në fillimin e karrierës së Elhaidës. “Është një moment shumë i rëndësishëm, ku është një çmim shumë i madh, mbase më i madhi që mund të jepet në Shqipëri.


Jam e kënaqur që edhe në këtë spektakël u vlerësova prej zërit tim. Edhe në pjesëmarrje të tilla në të shkuarën, në evenimente të tjera ndërkombëtare, jam vlerësuar gjithmonë prej zërit tim. Në këtë këngë isha në gjendje që të isha tërësisht vetvetja në zërin tim, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”.

Deklaratën e saj, Dani e përfundoi me falenderimet më të sinqerta për publikun. “Dua të falenderoj përultësisht publikun për shansin që më dha. Kjo është diçka shumë e madhe për mua dhe falenderoj “Top Median” për punën e mrekullueshme që bën në mbështetjen e artistëve dhe këdo që është në fushën e muzikës. Falenderoi këdo që më besoi e më mbështeti e mbi të gjitha falenderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë”./Top Channel/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License