Ermali dhe Françeska do të bashkëjetojnë
Ermali dhe Françeska, çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Albania 5”, duket se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në realitet.
Ermali, 25-vjeçar me origjinë nga Memaliaj, dhe Françeska, 18-vjeçare nga Vlora, kanë menduar që të nisin bashkëjetesë në Tiranë, njoftojnë mediat shqiptare.
Pas mbarimit të spektaklit, Françeska i është rikthyer eksperiencës së modelimit, ndërsa është shfaqur në evenimentin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, ku sfiloi mes femrave të tjera të njohura të ekranit për lançimin e veshjeve të reja të nusërisë më 5 qershor.
Ndërkohë që për Ermalin ende nuk ka trokitur ndonjë ofertë e tillë, edhe pse ai ka një eksperiencë të ngjashme si fotomodel, pasi fitoi titullin e “Mister Albania”.
Për sa u përket ambicieve të tyre profesionale për jetën, Ermali ka synim botën e televizionit, ndërsa Françeska ndjekjen e studimeve të larta për Juridik. /Telegrafi/