Adelina Ismaili, ‘pushime’ në Shqipëri

Nuk bëhet fjalë për pushime të mirëfillta, ndonëse gjithmonë e ka deklaruar dashurinë e madhe që ka për bregdetin shqiptar... Megjithatë këtë herë fjala pushime lidhet me një tjetër fakt. Siç dihet, aktiviteti i këngëtarëve gjatë sezonit veror është i përqendruar në zonat bregdetare dhe ky vit duket se do ta gjejë Adelina Ismailin, yllin e skenës sonë, më shpesh në Shqipëri. Pas kërkesave të shumta të fansave, mësuam se organizatorë koncertesh përgjatë vijës bregdetare, po luftojnë për të pasur prezente Adelinën në koncertet e tyre...Se sa do ta arrijnë mbetet ta shohim, ama pritet që Adelina të pranojë një pjesë prej tyre, duke qenë se vetë ajo në intervistën e fundit për “Bluetooth” deklaroi se dëshiron shumë të jetë prezente në Shqipëri.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License