Rezarta Shkurta kundër Sali Berishës


Këngëtarja Rezarta Shkurta, si duket, nuk i ka punët mirë më kryeministrin e vendit. Ja se çfarë ka shkruar artistja në Facebookun e saj: “A i pagove ndonjëherë të prekurit e Gërdecit, more zotëri? Po ato familje që janë prekur nga tërmetet në Shqipëri, a i ke ndihmuar ndopak ndonjëherë? Po për ato familje që u shkatërruan më 21 maj?... Fute dorën në xhep për vendin e popullin tënd "Shef", pastaj bëhu "zemërgjerë" me botën”. Rezarta ka reaguar kështu kur dëgjoi në lajme se Berisha kërkon të ndihmojë me 50 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Itali.
M. GJ.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License