Dafina Zeqiri bashkepunimi i dyte me te dashurin Ledri Vula

Është pothuajse personazhi më i përfolur i showbizit shqiptar, por kohëve të fundit ngurron të flasë për jetën e saj edhe pse prokovon shpesh fansat me imazhe të cilat i vendos nëpër profilet e saja në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, nesër (e diel) do të shfaqet si mysafire speciale në show-n e njohur ”X Factor” me një performancë të jashtëzakonshme, gjë që e pohon edhe në një intervistë televizive dhënë në Prishtinë rreth planeve se çfarë është duke përgatitur për momentin. ”Përgatitje për performancën e ”X Factory” më 3 qershor dhe ”Video Fest” më 5 qershor dhe disa projekte të reja për sezonin veror”, thekson këngëtarja e cila për momentin po shijon një lidhje dashurie me reperin e njohur Ledri Vula, por një gjë të tillë nuk e pranon. ”Unë dhe Ledri Vula jemi në bashkëpunim (qesh)”, nën një buzëqeshje i përgjigjet gazetarit i cili e pyet për lidhjen e saj. E ndërkohë që eksperimenton shumë me look-un e saj që kur
udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e klipit të ri të titulluar ”Tonight”, Dafina tregon se ka shumë dëshirë të ndryshojë pamjen. ”Unë kam dëshirë të bëj shumë ndryshime e të eksperimentoj dhe ky ndryshim ka ardhur papritur kur një ditë jam zgjuar në mëngjes”. E në anën tjetër fansat janë duke pritur me padurim projektin e ri muzikor, dhe këngëtarja tregon se kënga e re do të jetë në bashkëpunim me Ledrin dhe do të dalë javët e para të këtij muaji. Pamja e saj ngjason shumë me atë të këngëtares Rita Ora, prandaj fansat e Dafinës tashmë kanë kërkuar një bashkëpunim mes këtyre dy këngëtareve, por nëse do mund të ndodhë një gjë e tillë, pritet të shihet, edhe pse dy këngëtaret shkëmbejnë biseda e komente në Twitter. ”Nuk kam biseduar asnjëherë për ndonjë projekt, por kam parë që fansat kanë kërkesa për bashkëpunim dhe mua më pëlqen shumë Rita Ora dhe nuk jam kundër një bashkëpunimi pasi unë gjithmonë luaj me zhanre që më pëlqejnë, që janë hip hop, r&b, rege etj”, thekson Dafina.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License