Orinda Huta mendon martesën? Kapet 'mat' në sallonin e nusërisë
E kemi kapur krejt rastësisht Orinda Hutën të premten paradite, teksa kërkonte të parkonte makinën e saj në zonën e Shallvareve. Pasi e fotografuam në makinë, nuk mund ta linim me kaq, duhej të mësonim e të shihnim dhe ku po shkonte...Dhe durimi ia vlejti, sepse pak më vonë, Orindën e pikasëm ne katin e dytë të Shallvareve.
Ndoshta është duke planifikuar ditën e saj të madhe. Mbeten vetëm detajet, të cilat do zbulohen shumë shpejt. Por mbi të gjitha mezi presim ta shohim këngëtaren Orinda Huta, me fustanin e nusërisë e me vellon e bardhë...Në vitrinë zgjedhja duket shumë e bukur, por në trupin e saj do ketë tjetër efekt...