Rita Ora u shokua kur e takoi Jay-Z
Pop ylli shqiptar, Rita Ora, ka zbuluar se ajo ishte tej mase e ngazëllyer kur e kishte takuar reperin amerikan Jay-Z, aq shumë sa që ishte në shok për disa momente. Ajo në intervistën për revistën Q ka folur edhe për Kosovën.
21 vjeçarja nuk kishte pritur që Jay-Z të ishte prezent kur ajo shkoi në New York për t’u takuar me drejtues të tjerë të ‘labelit’ Roc Nation, ndërsa ishte skajshmërisht e lumtur që është pritur nga Jay.
“Unë shkova drejt nga aeorporti dhe mendova se do të ishte thjesht një takim bezdisës. Ai qëndronte i ulur aty dhe unë u shokova. Mendoj, ai është legjendë”, theksoi Rita në një intervistë për revistën Q.
Rita momentalisht po punon në albumin e saj debutues dhe edhe pse po bashkëpunon me një numër të madh të yjeve, ajo thotë se ka kontroll të plotë mbi punën e saj.
“Kam shumë bashkpunëtorë, si Chase & Status, Drake dhe Stargate, por koncepti vjen gjithmonë nga unë. Edhe kur bëhet fjalë për dikë të madh si Drake”.
E pyetur për Kosovën, nga ku ajo u largua në moshën njëvjeçare me familjen e saj, Rita shprehet se prejardhja e saj e ka bërë të ndihet më e fuqishme.
“Ne kemi qenë me fat që kemi dalë me kohë nga ajo situatë. E kaluara ime më ka bërë të reflektoj ndryshe, të jem më e fortë”, ka përfunduar Rita. /Telegrafi/