Xheraldina nga Prizreni, apo Shakira shqiptare

Ka kënduar gjithmonë, por ndoshta falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin ‘The Voice’, Xheraldina ra në sy për zërin e saj. Sot ajo me këngën “Lamtumirë”, të cilën e këndon me reperin Stresi, është pretendente për çmimin e madh në festivalin modern “Top Fest 9”, megjithëse në rrëfimin e saj këngëtarja na thotë se do të donte ta fitonte çmimin e publikut. Zërin e saj e dëgjoni sidomos nëpër klubet më të njohura të Prishtinës, ku këndon ‘live’, ndërsa së shpejti e planifikon edhe një
video të re. Lexojeni intervistën e saj për gazetën tonë dhe do të mësoni më shumë për Xheraldinën e hitit ‘Lamtumirë’.
 “Kosova Sot”: Xheraldina, po e ndjeni suksesin e këngës së Top Fest?
Xheraldina Berisha: Kënga ka pasur goxha sukses dhe jam shumë e kënaqur.
 Edhe motra këngëtare
“Kosova Sot”: Nëse jo vendin e parë, cilin do të doje të fitoje në këtë festival?
Xheraldina Berisha: Nëse jo vendin e parë, do të kisha pasur dëshirë ta fitoja çmimin e publikut, pasi pëlqehet shumë nga publiku.
 “Kosova Sot”: Po ta kishit kënduar këngën pa Stresin, mendon se do të ishte aq shumë e klikuar?
Xheraldina Berisha: Nuk e di, nuk e mendoj që do ishte aq e klikuar, pasi unë jam artiste e re dhe Stresi veçse i ka pasur fansat e tij, e kjo më ka ndihmuar shumë të bëhem më e njohur edhe te publiku në Shqipëri.
 “Kosova Sot”: Xheralinda nga Prizreni, apo një Shakirë shqiptare?
Xheraldina Berisha: Haha, edhe Shakira shqiptare nuk është keq, por do të preferoja më shumë Xheraldina nga Prizreni.
 “Kosova Sot”: Ju e keni edhe një motër që këndon, apo këndon dikush tjetër në familjen tuaj?
Xheraldina Berisha: Unë e kam edhe motrën me të cilën ngjajmë shumë. Edhe ajo këndon.
 “Kosova Sot”: Pop-rock apo popullore, apo në një dasmë e imagjinoni veten duke kënduar?
Xheraldina Berisha: Kur bëhet fjalë për muzikën, nuk kam limite, kështu që nuk do ta kisha pasur problem të këndoj edhe në ndonjë dasmë. Megjithatë, muzika popullore më pëlqen shumë.
 Në plan, kënga e re
“Kosova Sot”: Prizreni, Prishtina apo Tirana ku do të doje të jetoje gjithë jetën?
Xheraldina Berisha: Ummmmmmm nuk e di, por mendoj që do doja të jetoja në Prishtinë.
“Kosova Sot”: Ti ke qenë pjesë e “The Voice”, po “X Factor” e ndjek?
Xheraldina Berisha: Nuk kam shumë kohë ta përcjell tv-në, pasi pothuajse çdo mbrëmje jam duke bërë muzikë “live” nëpër pube të ndryshme këtu në Kosovë.
 “Kosova Sot”: Ndonjë këngë të re pas “Top Festit”, apo album?
Xheraldina Berisha: Mendoj ta punoj një këngë të re, ndoshta do të vij edhe me videoklip, për më shumë do e lë surprizë.
“Kosova Sot”: Sipas jush, cila është këngëtarja më e madhe shqiptare deri më tani?
Xheraldina Berisha: Këngëtarja më e madhe e shqiptarëve deri më tani, e them me plot kuptimin e fjalës, është e madhja Adelina Ismaili.
Intervistoi: M. GJOKAJ
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License