Genta: Nuk do merrem me atë që më nxori fotot, nuk ia vlen!


“Në rrugë më përshëndesin të gjithë, madje edhe moshat e thyera,  pas daljes nga shtëpia, jam në pritje të një oferte pune”

Genta e “Big Brother” vajza, që veç famës që mori për lojën e  fortë dhe arritjes në finale, u bë e famshme edhe për fotot e publikuara në media. Ajo thotë se nuk do të merret me këtë histori, sepse nuk ia vlen, dhe se gjithçka e ka lënë pas. Genta thekson se pasi doli nga shtëpia e “Big Brother” jashtë e kanë pritur të gjithë mjaft mirë, madje edhe moshat e thyera. Në fund ajo vë në dukje se është në pritje të ndonjë oferte pune.

Genta ju vini nga një vend i vogël si Baban dhe pavarësisht të gjithave ju ishit ne 5-shen finaliste dhe arrite deri në finale, si ndiheni për këtë fakt.



Mendoj se fakti i vendlindjes time nuk ka të bëjë fare për personalitetin tim. Në pesëshe kam shkuar nga karakteri që kam. Nuk ka të bëj fshati.

Si te priti publiku pas daljes nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë?

Më priti jashtëzakonisht mirë. Ndihem e mikluar, pasi nuk e prisja të më prisni aq mirë. Një gjë që më bëri përshtypje ishe fakti se çdo person që kalon në rrugë do më përshëndesë, madje edhe moshat më të thyera me përqafojnë dhe më puthin.

Pas gjithë atyre fotove të publikuara, mendon se ishin ato që të penalizuan për mos fitimin e “Big Brother”?

Nuk e besoj! Pasi pas fotove të publikuara unë mora mbështetjen e plotë si nga ana e publikut, si nga ana e stafit dhe vetë Top-Channel-it. Të them të drejtën nuk e prisja një gjë të tillë!

Mendon se arrite të realizoje atë që ti kërkoje apo doje nga kjo aventurë e bukur?

Absolutisht mund te them që po. Pasi rëndësi ka për mua që njerëzit më duan dhe respektojnë.

Tani që spektakli mbarojë dhe ju nuk jeni më brenda shtëpisë, çfarë mendimi keni për fotot që u publikuan nëpër media të ndryshme.

Është diçka që ka mbaruar dhe kaq. Nuk mund të them asgjë apo të shtoj asgjë më tepër.

Do kërkoni të përballeni me përgjegjësin e fotove të publikuara?

Jo. Pasi nuk ia vlen.

Nga ish edicionet e kaluara me kë ke më shumë afrimitet dhe ke më për zemër?

Një ndër miqtë më të mirë është Torosi. Por nuk mund të lë pa përmendur dhe Ermelën, ku kohët e fundit kam pasur dhe një afrimitet më të mirë dhe jam njohur më të, e cila është një vajzë e mrekullueshme pa anashkaluar dhe te tjerët.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ke patur oferta pune?

Konkrete akoma jo, por jam në pritje të një oferte.

Në fund ajo e mbyll me një nga bejtet e saj.

Faleminderit për mbështetjen tuaj,

Tani jam mirë dhe nuk po vuaj.

Më në fund mendjen nuk do e vras

Gjithçka që ndodhi e kam lënë pas.

Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License