Rona Nishliu pritet me feste ne Sheshin 21 [VIDEO]


Rona i kthehet Kosoves


Rona Nishliu e cila javen e kaluar perfaqesoi Shqiperine ne Eurosong me kengen “Suus”, mbreme eshte mirepritur nga koleget e saj, pas suksesit qe arriti ne festivalin evropian.

Nje gala mbremje eshte organizuar per nder te kengetares kosovare, e cila arriti ne vendin e peste ne festivalin e Eurovisionit si perfaqesuese e Shqiperise.

Pervec kolegeve te saj, Rona Nishliu eshte pritur me duartrokitje edhe nga Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.



Mbremjen e ka filluar organizatori i ndejes, Erolld Belegu, i cili ka paralajmeruar se kjo do te jete nje mbremje befasi per kengetaren.

“Ne momentet e ketilla kam deshire qe te kendoj dhe jo te fal. Faleminderit per kete pritje! Faleminderit Presidente qe me keni telefonuar qe ne naten e pare ne gjysmefinale. Ju faleminderit. Kaltrina, Lori, Blero dhe te gjithe te tjeret ju faleminderit!”, ka thene Rona, transmeton Express.

Ajo ka falenderuar edhe mediat kosovare dhe te gjithe te tjeret, familjen, por edhe Florent Boshnjakun.

“Uroj qe keso momentesh te kemi edhe me shpesh. T’i tregojme botes, t’i tregojme Evropes qe edhe ne mund te tregojme vlerat tona”, tha kompozitori Boshnjaku.

“Ju, Rona, keni prezantuar nje vlere, sepse rinia e Kosoves ka nje vlere qe mund t’ia prezantoje tere botes”, ka thene Jahjaga.

I pranishem ka qene edhe Martin Lekaj, i cili eshte perkulur para Rones dhe ka thene se ai ndihet shume i emocionuar. Ai ka evokuar kujtime nga pjesemarrja ne Eurovision, perderisa krejt ne fund ka ardhur deri tek prerja e embelsires, qe Rona e ka bere bashke me presidenten Atifete Jahjaga. /Telegrafi/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License