Besnik Çaka i ‘NRG Band’ në gjyq. Prokurori: Fakte që abuzoi me të miturën


Për më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, këngëtari Besnik Çaka është endur të mërkurën nëpër korridoret e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Nuk donte të dilte para gazetarëve. I veshur sikur do dilte në ndonjë koncert, Qaka tentoi t’u fshihej mediave dhe nuk dha prononcime.
Ndaj vokalistit të “NRG Band” dhe shtatë personave të tjerë është ngritur aktakuza për abuzim seksual me persona nën moshën 16- vjeçare që me Kodin Penal të Kosovës sanksionohet me burgim deri në dhjetë vjet. Por seanca e konfirmimit të aktakuzës është shtyrë për 3 korrik pasi kanë munguar personat e tjerë të përfshirë në padi.Aktakuza e ngritur nga prokurori publik Haxhi Dërguti akuzon shtetasit Nysret Jasharin 27 vjec, i cili më parë ka qenë i dënuar për vjedhje, Kushtrim Hysenin 29 vjec, Driton Hysenin 32 vjec, Dashnim Aliun 27 vjec e Elbasan Behlulin 23 vjec të gjithë nga Ferizaj, se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, por në vende dhe periudha të ndryshme. Pjesë e së njëjtës aktakuzë janë edhe Hamdi Emërllahu 29 vjec nga Komuna e Vitisë, Fatmir Reshani 29 vjec nga Suhareka dhe Besnik Caka 30 vjec.

Ka qenë fundi i muajit tetor i vitit 2008 kur, sipas akuzës, Besnik Caka ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën M.H. Ajo ishte nën moshën 16- vjeçare. Marrëdhëniet seksuale nën këtë moshë janë vepër penale. Ngjarja kishte ndodhur në motel-restorantin “Rama Petroll” në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Sipas prokurorit Qaka kishte keqtrajtuar madje seksualisht të dëmtuarën M.H. Ai akuzohet se e ka ditur moshën dhe vajzës ka kryer marrdhënie seksuale dhe kjo e ka lejuar pa kundërshtuar. Por ky fakt nuk e përjashton Qakën nga akuza që ka kryer vepër penale.
Vetë lideri i ‘NRG Band’ mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License