Nora Asani dhe rrefimi i saj per canten e dores


Nuk del pa telefon, kulete dhe celesa

Edhe pse posedon shume canta, modelja Nora Asani eshte e fiksuar vetem ne njeren nga cantat qe ka. Tani e disa muaj ajo mban kudo me vete canten e firmes Michael Kors, te cilen thote se e ka blere me nje cmim mjaft te larte.

“Nuk jam shume e dhene pas cantave, edhe pse kam shume prej tyre, nuk i perdor shume. Me shume jam e fiksuar vetem ne nje cante dhe thuajse ne cdo dite e barte vetem njeren prej tyre. E kam edhe si princip qe kur te me fiksohet dicka ne koke per gjerat qe i kam, mund te kaloje shume kohe dhe ta barte vetem ate qe me eshte fiksuar. Keshtu koheve te fundit po ndodh edhe me nje cante timen”, ka thene ajo per “Zerin”.

Nora zakonisht bart canten e madhe per shkak se ne te mund te fuse shume gjera. Nderkaq gjerat qe nuk mungojne ne canten e saj jane: kuleta, telefoni, agjenda, celesat, parfumi, stilografi, shkelqyesi i buzeve dhe nje pasqyre e vogel.

“Thuajse te gjitha cantat qe i kam jane te medha, preferoj te jene te medha per shkak se zene me shume gjera dhe jam nje tip qe bart shume gjera ne cante. Nga shume gjera qe kam ne cante, asnjehere nuk ndodh te mos i kem me vete telefonin e dores, kuleten dhe celesat, keto jane gjerat pa te cilat nuk mundem”, shton ajo duke qeshur. Nora nuk e ka shprehi te beje kombinime te veshjes me cante.

“Une me shume kam deshire t’i nderroj kepucet sesa cantat. Kam deshire ta kem nje cante qe kombinohet lehte me gati cdo kepuce. Canta ime ka ngjyre klasike dhe lehte kombinohet me kepucet e mia”, thote ajo. Nora eshte e kujdesshme ndaj cantes, andaj nuk i ka ndodhur qe te ndeshet shume me vjedhesit. Megjithate ajo kujton vetem nje rast gjate tere jetes se saj qe ia kane vjedhur canten.

“Mundohem te jem mjaft e kujdesshme per faktin se po ka shume hajdut ne rruge dhe kudo. Kujtoj vetem nje rast, gjate udhetimit tim ne tren me pati zene gjumi dhe ma kane vjedhur canten. Perndryshe nuk me ka ndodhur hereve te tjera te me vjedhin canten”, eshte shprehur ne fund ajo. /k.bajrami/zeri/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License