Seldi Qalliu sfidon Sinanin ne territorin e vet

Dy ish-miq dhe bashkëpunëtorë, sot janë bërë konkurrentë të fortë të turbo folkut. Seldi Qalliu
konkurron ish-bashkëpunëtorin e tij në territorin e këtij të fundit, që është pikërisht muzika turbo folk. Këtë javë Seldi Qalliu ka publikuar duetin me këngëtaren e njohur nga Kosova, Mimoza Shkodra. Këngëtarja nga Kosova është shumë e njohur për publikun dhe për këngët e saj, të cilat i përkasin rrymës muzikore turbo folk. Seldi, i cili hyri në tregun muzikor si këngëtar i zhanrit pop, tashmë më shumë se kurrë është bërë përfaqësues i muzikës turbo folk. Në fakt, që kur nisi bashkëpunimet e njëpasnjëshme me Sinan Hoxhën, me këngë si: “Adrenalina”, “Biondina” apo “Kuq e zi”. Së fundmi Seldi publikoi këngën turbo folk “Çika e zemrës”, me të cilën ka pasur një sukses të madh veçanërisht në Kosovë e Diasporë. Çfarë duket qartë është ndryshimi prej 180 gradësh i muzikës që performon Seldi Qalliu, që mesa duket pasi studioi tregun, kuptoi që kjo rrymë është shumë e preferuar. Siç dihet, Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët më të paguar të muzikës turbo folk në Shqipëri. Nuk është çudi që shumat marramendëse me të cilat paguhet për një koncert Sinani, ta kenë bindur Seldin të shndërrohet në lëvrues të kësaj rryme.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License