Policia e Kosovës i merr patentën Jonida Maliqit

Jonida Maliqi ka udhëtuar nga Tirana për të qenë pjesë e natës gala në Video Fest në Prishtinë por këngëtares i ka ndodhur një incident i vogël me forcat e rendit në Kosovë. Pasi këngëtarja ishte vendosur në një hotel në periferi të Prishtinës, dhe rikthehej në tapetin e kuq pas 6 vitesh, ajo po shkonte tek grimerja për tu rregulluar diku në qendër të qytetit.
Gjatë udhëtimit me makinë thotë emisioni “Prive”, policia kosovare kishte vërejtjtur se Jonida gjatë udhëtimit ka folur në telefon prandaj e kanë ndaluar dhe e kanë dënuar, duke mos u ndikuar aspak nga fakti se është një këngëtare shumë e njohur. Pasi e kanë dënuar për përdorim të celularit asaj i kanë marrë edhe patentën e shoferit.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License