Irsa Demneri, shtatzene me nipin e Kryeministrit Berisha

Është vetëm 21 vjeç dhe së shpejti do të bëhet nënë. “Miss Shqipëria 2007”, Irsa Demneri, është 5-muajshe shtatzënë, dhe pret të bëhet nëna e një vajze, nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, një djalë shtatlartë, i diplomuar për Juridik. Djali që quhet Endrit, aktualisht punon në administratën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa është një frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe i njohjeve të shumta, që ka me vajzat VIP. Në një nga këto raste ai është e njohur me ish-missin Demneri, duke nisur kështu një histori dashurie që fillimisht është mbajtur sekret vetëm mes mikeshave të saj më të ngushta. Historia që ka filluar para një viti, për hir të së vërtetës ka pasur uljet e ngritjet e saj, për faktin se të dy kanë pasur një jetë të vrullshme, duke frekuentuar jetën e natës, dhe ndoshta duke përjetuar xhelozi për njëri-tjetrin. Por gjatë kësaj periudhe që ata kanë dalë bashkë, kanë hedhur një hap më shumë në njohjen e tyre pasi presin një fëmijë, që sipas rezultatit të ekos pritet të jetë vajzë. Me
marrjen vesh të këtij lajmi, ata kanë organizuar një darkë të madhe familjare, duke e bërë serioze marrëdhënien e tyre tashmë. Aktualisht Irsa jeton ende pranë familjes, deri në marrjen e një vendimi për të filluar bashkëjetesën me Endritin.
Kush është Endriti
Në foto: i fejuari i Irsës, Endriti
Është pak më shumë se 25 vjeç dhe nuk janë të paktë ata që e njohin në Tiranë, për jetën që bën si një djalë i ri milioner, i pasionuar pas markave dhe makinave të shtrenjta. Për shkak të këtij fakti dhe pamjes së tij prej djali sharmant, ai është parë shpesh të frekuentojë clubet e shtrenjta të jetës së natës, me vajza të ndryshme të botës së ekranit. Pasioni i tij për vajzat e bukura duket se është vërtetuar me lidhjen me Irsën, një ish-miss i spektakleve të bukurisë së Petri Bozos. Periudha që Irsa është njohur me Endritin, i takon kohës që ajo u largua nga ekrani duke iu përkushtuar më shumë studimeve në Universitetin Europian të Tiranës. Edhe se është një djalë që argëtohet jashtë mase me shokët e tij, ai ka një profil serioz të punës së tij si jurist pranë Bashkisë së Tiranës. Miqtë e tij të afërt e kanë komentuar si të paparashikueshëm vendimin e tij për të krijuar një lidhje serioze në moshë kaq të re, dhe për t’u bërë baba kaq shpejt, gjë për të cilën ai është shprehur entuziast tashmë.
Irsa, jeta e vajzës pas shpalljes Miss në vitin 2007
Kur u shpall “Miss Shqipëria 2007”, Irsa Demneri ishte vetëm 17 vjeç. Më pas ajo prezantoi spektakle të tjera të Petri Bozos, ndërsa provoi të ishte pjesë e programeve televizive, si ai me titull “Colorbar”, program veror i shfaqur në “Vizion Plus”, ku ajo ishte një nga anëtarët e jurisë së këtij programi tip karaoke, të drejtuar nga Kozeta Kurti. Pasi Irsa nisi studimet e larta për Shkenca Politike në Tiranë, ajo iu largua ekranit, duke krijuar përshtypjen se hoqi dorë nga televizioni. Por ndryshe nga disa vajza të ekranit, që tërhiqen totalisht nga jeta publike, ajo ishte po ashtu një frekuentuese e jetës së natës. Si një studente shumë e mirë me mësime, ambiciet e saj e kapërcenin botën e televizionit duke pretenduar për pozicione pune në administratë. Para disa vitesh ajo u bë imazh i një linje të fustaneve të nusërisë, ndërsa pohoi se i pëlqente modelimi dhe do kishte shumë dëshirë t’i vinin sa më shumë oferta, si ajo e prezantueses së spektaklit “Netët e klipit Shqiptar”, që e drejtoi së bashku me Olti Xhezon. Irsa ka eksperimentuar edhe me kinemanë, ku interpretoi në filmin e Gjergj Xhuvanit “Lindje-Perëndim-Lindje”, në një lidhje dashurie me një djalë, që luhej nga modeli i njohur Oni Pustina. Gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka deklaruar asnjë lidhje serioze, pasi i kishte dhënë fund historisë së saj të dashurisë së gjimnazit. Për sa u përket linjave, jemi kureshtarë të shohim pasojat e shtatzaënisë, pasi deri tani është nga të paktat miss-e që ruan të njëjtën peshë që kishte, kur fitoi kurorën e “Miss Shqipëria”.

Burimi: Panorama Plus
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License