Redon Makashi, lidhje të re dashurie në Francë

Në lajmin e publikuar mbi ndarjen e këngëtarit të njohur Redon Makashi nga e dashura e tij, Elda Koçi, bëhej e ditur se në mesin e tyre ishte futur një person i tretë që kishte shkaktuar ndarjen. Edhe pse ndoshta këtë fakt e kanë mohuar që të dy, burime tona të sigurta tregojnë se Redoni ka gjetur dashurinë e tij në Francë, por ende nuk kemi mësuar identitetin e vajzës që ia ka vjedhur zemrën Redonit. Lidhja është aq sekrete, sa ka qenë sekrete edhe ish-lidhja me gazetaren Elda Koçi ku pas shumë insistimeve vendosi të flasë e dashura e jo vetë këngëtari.Miq të tij tregojnë në kushte anonimati se Redoni udhëton shpesh drejt Parisit, ku pas shumë angazhimeve në muzikë gjen kohë edhe për dashuri. Ndoshta në një të ardhme të afërt do të mësojmë se kush bën pjesë në jetën e Redon Makashit, nëse lidhja e re e tij do të zgjasë më shumë e a do të përfundojë me një fund të lumtur.


Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License