Erioni anulon transmetimin e filmit porno

‘’Në TV nuk më njohin autorësinë dhe nuk më japin fitimet mujore, do e shes në DVD’’
Erion Murizi, djali shqiptar që mori guximin të realizojë një projekt të zhanrit të nxehtë, si duket po gjendet në telashe për transmetimin e këtij projekti, ku për herë të parë shfaqet një film i nxehtë porno me aktorë shqiptarë. Lajmi i publikuar në ‘’Panorama plus’’ para pak kohësh bëri bujë të madhe në shumë media dhe në opinion, ku Erioni është rrëfyer për herë të parë për projektin e tij, ku ai vetë ishte në rolin e regjisorit.

Ka kaluar kohë qëkur është dashur që filmi të ketë premierën e tij në një platformë dixhitale, por si duket teleshikuesi shqiptar edhe për pak kohë nuk do të mund të shohë këtë projekt të nxehtë.
Arsyen e tregon vetë regjisori i filmit: ‘’Lajmi i ri është se aty ku unë do shes filmin dhe që kam folur, është se nuk më njohin të drejtën e autorit dhe nuk duan të më japin fitimet mujore, ndaj s’po bëj ende asgjë, sepse e drejta e autorit është prej 50 vitesh, ndërsa këta nuk duan të ma njohin’’, shprehet i revoltuar Erioni, i cili ka anuluar shitjen e filmit në platformën dixhitale, ndërsa tani është menduar që të njëjtin projekt ta hedhë në formën DVD dhe ta shesë në treg, ku fitimet do t’i ketë të gjitha për vete.
Pas intervistës së dhënë në gazetën tonë, ne hulumtuam dhe pyetëm në disa platforma dixhitale, por asnjëra
nuk pohoi se kishte blerë ndonjë film të zhanrit porno. Ndërsa Erioni tregon se filmin nuk e ka shitur ende dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë, por që mendon ta hedhë në DVD. ‘’Jo, filmin nuk e shita sepse nuk firmosa kontratën, tani mund ta hedh më mirë në treg me DVD dhe e di që më shumë lekë dhe më shumë bujë do të bëj sesa ta shisja në një televizion’’.  PanoramaPlus

Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License