Një 62-vjeçar në Durrës me profesion avokat ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për përndjekjen e një gazetari.
Sipas burimeve të policisë, i arrestuari është shtetasi Ilir Malindi, 62 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij është bërë nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme me SMS gazetarin Balla.